Protagonist në kampionatin francez, Milani dhe Napoli synojnë talentin kosovar

Sulmuesi kosovar Edon Zhegrova ka zhvilluar një sezon si protagonist me fanellën e Lille në kampionatin francez dhe paraqitjet e tij kanë rënë në sy të klubeve italiane, që synojnë ta bëjnë të vetin sezonin e ardhshëm.

Kampionët e Italisë i kanë vënë syrin 24-vjeçarit, që luan si sulmues anësor dhe Napoli po përgatit një ofertë zyrtare për Lille, për të blerë kartonin e Zhegrovës, që vlerësohet rreth 10 milionë euro.

Por në gjurmët e kosovarit nuk është vetëm Napoli, por edhe Milani. Kuqezinjtë shohin lojtarin si një alternativë të Messias në skemat e Piolit dhe falë marrëdhënieve shumë të mira me klubin francez mund të jenë disi më të favorizuar në garën për Edon Zhegrovën. / Oversport.tv