Prova para derbit, Roma kërkon të ndjekë hapin e rivalëve

Java e pestë e Serie A do të mbyllet me sfidën Roma-Udinese që do të luhet në orën 20.45 në stadiumin “Olimpico” dhe do të transmetohet Live në Oversport 1.

Humbja në transfertë ndaj Veronës në fundjavë ka mërzitur ambientin verdhekuq dhe tashmë Roma kërkon që të rikthehet tek rezultatet pozitive që të mbajë ritmin e skuadrave të kreut.

Mourinho vazhdon të theksojë se skuadra kërkon kohë që të arrijë më të mirën, por ndërkohë duhet marrë maksimumin në çdo sfidë.

Tekniku portugez mund të bëjë disa ndryshime në formacion, duke menduar edhe për derbin e fundjavës kundër Lazios.

Udinese pësoi humbjen e parë sezonale në kampionat përballë Napolit në ndeshjen e kaluar. Bardhezinjtë qëndrojnë në kuotën e 7 pikëve në renditjen e Serie A dhe sot në kryeqytet kërkojnë të rikthehen tek rezultatet pozitive.

Formacionet e mundshme:

Roma (4-2-3-1): Rui Patricio; Karsdorp, Mancini, Smalling, Calafiori; Cristante, Veretout; Carles Perez, Pellegrini, Mkhitaryan; Abraham

Udinese (3-5-2): Silvestri; Becao, Nuytinck, Samir; Molina, Arslan, Walace, Makengo, Zeegelaar; Pereyra, Beto.