Prova sekrete, Michael Schumacher garoi me Aprilian e Max Biaggit

Fati e deshi që një xhiro me ski në dhjetor 2013, Michael Schumacher të binte në koma, nmga ku ende nuk ka pasur zhvillime të rëndësishme për rikthimin në jetë të kampionit të Formula 1.

E teksa çdo herë që përmendet emri i gjermanit, interesi është për shëndetin e tij, së fundmi është publikuar një foto interesante. Bëhet fjalë për vitin 2009, ku në mënyrë tepër sekrete, shtatë herë kampioni i botës në Formula 1, ka bërë një test me motorin e Max Biaggit, në Valencia.

Schumi ka zbritur në pistë me një “Aprilia Rsv4”, motori me të cilin kjo skuadër me Max Biaggin si pilot, debutoi në Botërorin Superbike. Gjithçka është mbajtur sekret jo vetëm për shkak të sponsorëve, por edhe mbi të gjitha pikërisht për shëndetin e vetë gjermanit.

Shpresa e të gjithë sportdashësve të garave të shpejtësisë nuk është më që Schumi të provojë një motor zyrtar apo as një makinë të Formula 1, por vetëm që të rikthehet në jetë dhe të jetë pranë familjes e miqve të tij. / oversport.tv