“Pse nuk u përdor VAR, penallti 1000%”, Gurishta proteston

Vllaznia u mposht nga Tirana në fundjavë dhe në kampin shkodran kanë rezerva për një penallti të padhënë kur ndeshja ishte 0-0.

Kapiteni Erdenis Gurishta, i cili mungonte ndaj bardhebluve për shkak se ishte i pezulluar me kartonë të verdhë, nuk është përmbajtur.

Ai ka reklamuar një ndërhyrje të mbrojtësit të Tiranës, Behiratche, kundër Liridon Latifit në minutën e 14-t dhe tregon edhe pasojat e saj në këmbën e sulmuesit anësor të Vllaznisë.

“Minuta 14, 0-0. Si ka mundësi që nuk përdoret VAR-i?! Penallti 1000%”, shkruan Gurishta në rrjetet sociale. /