PSG bën detyrën ndaj Brest, Lens merr fitore dramatike kundër St Etienne

PSG është rikthyer te fitorja pas dy barazimeve radhazi dhe me tre pikët e marra ruan diferencën prej 11 pikësh me Nice të vendit të dytë. Kryesuesit e kampionatit sot u përballën me Brest dhe triumfuan 2-0.

Kylian Mbappe zhbllokoi ndeshjen në minutën e 32-të dhe pjesa e parë përfundoi me rezultatin 1-0. PSG po dominonte dhe kishte disa raste shënimi. Golin e dytë e realizoi Kehrer, në të 53’. Deri në fund nuk pati gol tjetër dhe PSG mori pikët e plota.

NDESHJA TJETËR – Lens ka marrë një fitore dramatike kundër St Etienne të vendit të fundit, që shënoi madje e para me anë të  Boudebouz në fundin e pjesës së parë.

Lens nuk mund të dorëzohej dhe me Sotoca barazoi, kurse në minutën e pestë shtesë shënoi me Fofana golin e fitores që e ngjit në vendin e katërt në klasifikim për momentin.

LIGUE 1 – JAVA 21
St Etienne-Lens 1-2
Shënues:
Boudebouz 38′ / Sotoca 78′, Fofana 90+5′
PSG-Brest 2-0
Shënues: Mbappe 32′, Kehrer 53′

/ oversport.tv