PSG dhe Barcelona e duan për sezonin e ardhshëm, Felix tundohet nga Anglia

Joao Felix është rikthyer tek Atletico Madrid pasi huazimi i tij 6-mujor te Chelsea përfundoi. Aventura e tij me “blutë e Londrës” nuk ishte nga më të mirat dhe klubi anglez nuk e bleu përfundimisht kartonin e tij.

Ekipet e interesuara për shërbimet e sulmuesit portugez janë Paris Saint-Germain dhe Barcelona. Por siç raporton gazeta “Birmingham Live”, Aston Villa është një nga opsionet më të mundshme për të ardhmen e Joao Felix.

Trajneri i klubit anglez, Unai Emery e shikon 23-vjeçarin si një nga objektivat parësor për repartin ofensiv. Tani për tani, gjithçka mbetet për t’u parë sepse Felix është nën pronësinë e “los colchoneros”.

Foto: Atlético de Madrid, Twitter