PSG frenohet nga Nice, Marseille e Lille nuk falin

PSG ia lejon vetes edhe ndonjë hap fals në shtëpi, pavarësisht se ndaj Nice që renditet në vendin e katërt dominoi totalisht. Kjo përballje përfundoi në barazim 0-0 dhe Marseille është afruar dhe numëron 12 pikë më pak.

Marseille fitoi kundër Nantes me një gol të Gerson pas gjysmë ore lojë dhe mori vendin e dytë, por askush nuk bindet se ka ndonjë shans të sfidojë PSG-në për titull.

Fitore sot edhe për Monaco e kampionët e Lille, ndërsa Lyon u befasua nga Reims i Valon Berishës, që asistoi në golin e parë të Faes. Ekitike befasoi në fund me golin e fitores.

LIGUE 1 – JAVA 16

Angers-Monaco 1-3
Brest-St Etienne 1-0
Metz-Montpellier 1-3
Strasbourg-Bordeaux 5-2
Troyes-Lorient 2-0

Clermont-Lens 2-2
Lyon-Reims 1-2
Nantes-Marseille 0-1
Paris SG-Nice 0-0
Rennes-Lille 1-2

/ oversport.tv