PSG-ja me plan B, Zidane shihet si pasardhësi i Pochettinos

Nga Spanja vijnë lajme merkatoje që janë të destinuara të bëjnë shumë zhurmë në Paris. Sipas asaj që deklarohet nga programi i njohur televiziv “El Chiringuito”, PSG-ja ka vënë në shënjestër Zinedine Zidane si një alternativë për pankinën.

Për momentin pozicioni i Mauricio Pochettino duket shumë i fortë, pavarësisht disa rezultateve të fundit, që nuk kanë qënë në pritshmërinë e duhur. Tekniku argjentinas tregoi se është ai që komandon skuadrën, duke zëvendësuar Messin në ndeshjen e fundit në kampionat.

Për momentin Pochettino ka gjithçka nën kontroll, por nëse rezultatet jo të mira vazhdojnë, atëherë drejtuesit e klubit francez kanë menduar për planin B, që do të ishte pikërisht Zidane.

Ish-tekniku i Realit të Madridit është aktualisht i papunë dhe emri i tij lakohet gjithmonë kur një skuadër prestigjioze Europiane është në vështirësi rezultatesh. /Oversport.tv