PSG ka gjetur zëvendësuesin e Mbappe, njëri mes Lewandowskit dhe Haalandit

Duket se PSG-ja nuk po qëndron në vend dhe po mendon që tani për lojtarin që do të zëvendësojë në sulm Mbappé, që me shumë mundësi do të largohet nga kryeqyteti francez në fund të kontratës së tij.

Sipas asaj që shkruan portali “Le 10 Sport”, klubi francez ka vënë në shënjestër Robert Lewandowskin e Bayernit të Mynihut dhe Erling Haaland të Borussia Dortmundit për të zëvendësuar talentin, që ka deklaruar se dëshiron që të luajë për Realin e Madridit sezonin e ardhshëm.

Dy zgjidhje të ndryshme: eksperienca e sulmuesit polak (aktualisht 33 vjeç) kundër rinisë së norvegjezit (21 vjeç), që Leonardo po studion në detaje për të ndërtuar sërish një tredhëmbësh yjor, së bashku me Neymar dhe Messi.

Të dy sulmuesit mund të largohen në fund të sezonit nga klubet aktuale, paratë nuk janë një problem për parisienët, prandaj nuk është çudi që vitin e ardhshëm të shohim sërish një treshe sulmuese të frikshme tek PSG./ Oversport.tv