Pasi arriti që të bindë Kylian Mbappe të qëndrojë me forcën e milionëve, PSG synon një emër të madh që ti besojë pankinën.
Sipas asaj që shkruan “L’Equipe”, klubi francez kërkon që të sjellë në Paris Pep Guardiolan pas një viti, atëherë kur i skadon kontrata me Manchester City.
Nuk do të jetë një operacion i lehtë, pasi klubi anglez ka theksuar ditët e fundit se synon që të rinovojë me spanjollin, që ka udhëhequr City në fitimin e 4 kampionateve në 5 vitet e fundit në Premier League. / Oversport.tv
Foto: Manchester City Twitter