30 milion euro neto është paga e Lionel Messit tek PSG-ja. Në pamje të parë, duken shifrat e përfolura në media këto javët e fundit.
Por, sipas asaj që zbulon gazeta e përditshme franceze “l’Equipe”, ylli argjentinas që nga sezoni pasardhës mund të përfitojë 40 milion euro neto në sezon, falë një bonusi që mund ta përfitojë sërish nëse do të vendosë të qëndrojë edhe për të tretin vit në Paris.
“110 milion euro në tre vite”-ishte titulli i parë i gazetës franceze, që ka zbuluar kushtet e kontratës që e lidh Messin me klubin parizien deri në 2014.
Në kontratë ka shumë bonuse individuale dhe të skuadrës që nëse arrihen të gjitha, bëjnë që ylli argjentinas të fitojë për tre vite një total prej 110 milion euros, mes tyre edhe një pjesë në kriptomonedha. /Oversport.tv