PSG marshon drejt titullit kampion në Francë. Skuadra e Pochettino ka triumfuar me rezultatin 4-0 kundër Reims dhe numëron 11 pikë më shumë se Nice e vendit të dytë.
PSG vonoi ta shënonte golin e parë. Mesfushori italian, Marco Verrati, e zhbllokoi ndeshjen në fundin e pjesës së parë dhe në të dytën nisi spektakli i golave.
Sergio Ramos shënoi golin e parë me fanellën e PSG dhe pesë minuta më pas, 67′, Faes realizoi në portën e tij dhe kryeqytetasit e panë veten në disavantash të tre golave.
Nuk mbaroi me kaq, pasi PSG me golin e Danilo plotësoi “pokerin”, në një ndeshje që mund të kishte pasur edhe më shumë gola prej rasteve të krijuara.
LIGUE 1 – JAVA 22
PSG-Reims 4-0
Shënues: Verrati 44′, Ramos 62′, Faes (aut.) 67′, Danilo 75′
/ oversport.tv