PSG: Neymar dhe Kimpembe nuk janë në listën e largimeve, synohet Thuram

PSG ka nxjerrë në merkato 11 lojtarë, por në listën e atyre që mund të largohen nuk figurojnë emrat e Neymar dhe Presnel Kimpembé, pavarësisht zërave të shumtë të merkatos.

Sipas asaj që shkruan “Le Parisien”, kjo s’do të thotë që klubi parisien i konsideron të pashitshëm dy lojtarët (për shkak të pagave të larta që kanë), por ata mund të largohen vetëm nëse vijnë oferta të rëndësishme.

Ndërkohë PSG synon që të blejë Kephren Thuram, djalin e Lilian dhe vëllain e Marcus. Mesfushori ka luajtur me Nice sezonin e kaluar dhe tekniku Galtier, që e njeh shumë mirë kërkon që ti bashkohet në kryeqytet. / Oversport.tv

Foto: PSG – Paris Saint-Germain, Facebook