PSG nuk dorëzohet, tjetër ofertë të çmendur për të bindur Mbappe

Paris Saint-Germain nuk do që ta humbasë Kylian Mbappé në fund të sezonit dhe është i gatshëm që të bëjë gjithçka për ta bindur sulmuesin që të rinovojë kontratën që skadon këtë verë.

Klubi parisien është i gatshëm që ti bëjë një tjetër superofertë francezit, që ta bindë që të qëndrojë në skuadër.

Sipas asaj që shkruan “Le Parisien”, drejtuesit e PSG-së i kanë ofruar Mbappé një zgjatje të kontratës deri në vitin 2024 ku do të përfitojë 50 milionë euro në sezon dhe një “surprizë” të bukur:

100 milionë euro neto si bonus besnikërie, një ofertë akoma më e lartë se ajo e fundit që iu bë bomberit francez. / Oversport.tv

Foto: Paris Saint-Germain Twitter