PSG nuk heq dorë nga Mbappe, tjetër ofertë faraonike për ta bindur

PSG nuk kërkon që ta humbasë Kylian Mbappe dhe “Le Parisien” tregon  ofertën e fundit që presidenti Al Khelaifi i ka bërë mamasë së sulmuesit në takimin që palët kanë pasur në Doha.

Klubi parisien i ofron Mbappe një kontratë 2-vjeçare me një opsion edhe për një vit shtesë, me një pagë prej 50 milionë eurosh në sezon.

Sulmuesi do të përfitojë edhe një “çmim besnikërie” prej 100 milionë eurosh që do të shpërndahet gjatë kohëzgjatjes së kontratës së re.

Nëse do të refuzojë Realin e Madridit dhe do të vendosë të qëndrojë edhe për tre vitet e ardhshme në Paris, Mbappe mund të fitojë 250 milionë euro. / Oversport.tv

Foto: Paris Saint-Germain Twitter