PSG nuk ka kundërshtarë në Francë, Clermonte i Rashanit dorëzohet pa kushte

PSG marshon në Ligue 1 dhe ekipi i radhës që u dorëzua para superfuqisë së tyre ishte Clermonte. Parisienët triumfuan me rezultatin 4-0 dhe protagonist ishte mesfushori Ander Herrera.

Mesfushori spanjoll, më parë pjesë e Athletic Bilbao dhe Manchester United, shënoi dy gola në pjesën e parë dhe i dha “udhë” ndeshjes.

Në fraksionin e dytë të lojës la shenjën e tij edhe Kylian Mbappe, i cili në minutën e 55-të realizoi golin e tretë për PSG-në. Kryeqytetasit nuk u mjaftuan me kaq.

Gueye shënoi edhe golin e katërt, ndërkohë që PSG mori fitoren e pestë në po kaq ndeshje të luajtura në kampionat.

Në duelin e sotëm luajti edhe një shqiptar, sulmuesi Elbasan Rashani që u aktivizua me Clermonte në minutën e 62-të. / oversport.tv