PSG nuk ndalet në Ligue 1, Villareal “bunker” ndaj Real Madrid

Fitorja e Sevilla ka vënë në presion Real Madrid, që ka ngecur në shtëpi kundër Villareal. Djemtë e Ancelotti u ndalën në një barazim 0-0 dhe tani kanë vetëm tre pikë më shumë se skuadra nga Andaluzia, që ka edhe një ndeshje për të luajtur.

Danjuma i Villareal vuri në vështirësi Thibaut Courtuois në minutat e para. Asensio dhe Militao ishin të rrezikshëm më pas për Real Madrid, që gjithsesi nuk ia doli dot të shënonte në portën e “Nëndetëses” së verdhë.

LIGUE 1 – PSG nuk di të ndalet në Francë. Skuadra e Pochettino ka fituar ndeshjet e tetë radhazi, këtë herë ndaj Montpellier me rezultatin e pastër 2-0.

Gueye ka realizuar që në minutat e para, ndërsa Draxler dy minuta nga fundi i dha fund ndeshjes me golin e tij. Lyon ka vuajtur sot dhe ka marrë vetëm një pikë kundër Lorient në shtëpi.

Nice ka zhytur në vendin e fundit skuadrën e St Etienne, pasi e mundi 3-0 në transfertë dhe tani është ngjitur në vendin e tretë në klasifikim. Fitore edhe për kampionët e Lille, që mposhtën 2-1 Strasbourb, me golat e sulmuesit David.

LIGUE 1 – JAVA 8
St Etienne-Nice 0-3
Strasbourb-Lille 1-2
Lyon-Lorient 1-1
PSG-Montpellier 2-0

/ oversport.tv