PSG nuk ndalet, problemi janë nervat e Messit! Ngec Wolfsburg në Bundesliga

PSG nuk ka rivalë në Francë, edhe pse tani duhet të merret me nervat e Messit dhe Icardit. Francezët mposhtën skuadrën e Lyon me rezultatin 2-1, ndërkohë që “Pleshti” nuk reagoi mirë pas zëvendësimit.

Pakënaqësi ka shfaqur edhe sulmuesi argjentinas, i cili u bë heroi i skuadrës së tij me golin e shënuar.  Më parë Lyon kishte kaluar në epërsi me brazilianin Paqueta, por festa e tyre nuk zgjati shumë, pasi Neymar barazoi me penallti.

Për PSG-në kjo ishte fitorja e gjashtë radhazi në kampionat dhe momentalisht diferenca me Marseille, që ka një ndeshje më pak, është 5 pikë.

Në Gjermani situata ka ndryshuar, pasi Wolfsburg është ndalur në javën e pestë të kampionatit. Pas katër fitoreve, ekipi i Van Bommel barazoi 1-1 me Eintracht Frankfurt.

Ujqit e panë veten në disavantazh, kur Lammers i ndëshkoi në pjesën e parë. Gjithsesi ata nuk hoqën dorë dhe ia dolën ta shmangnin humbjen, falë golit të Weghorst.

Wolfsburg tani zbret në vend të dytë, me pikë të barabarta me Bayern që ka golaverazhin më të mirë.

PSG-Lyon 2-1
Shënues:
Neymar (pen.) 66’, Icardi 92’ / Paqueta 54’

Wolfsburg-Eintracht Frankfurt 1-1
Shënues:
Weghorst 70’ / Lammers 38’

/ oversport.tv