PSG rrit ofertën për Skriniar, Interi gati të heqë dorë nga mbrojtësi

Milan Skriniar është shumë pranë lumtumirës me Interin. Mbrojtësi sllovak është lojtari që do të sakrifikohet nga zikaltrit për të financuar merkaton e verës, ndërsa marrëveshja me PSG është shumë pranë.

Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, klubi francez ka rritur ofertën e tyre në drejtim të Interit. Ata kanë arritur në shifrat 68 milionë euro, plus bonuse që do ta çonin shumën totale në rreth 70 milionë euro.

Një shifër që duket se e ka kënaqur Interin dhe është i gatshëm të lejë të lirë lojtarin. Për sa i përket Skriniar, ai do të përfitojë rreth 7.5 milionë euro në sezon, plus bonuse që do ta çojnë në 8 milionë euro. /oversport.tv