PSG synon goditjen e dyfishtë, Tchouameni dhe Pogba për mesfushën

Sipas asaj që shkruan “Le Parisien”, PSG synon që të përforcojë mesfushën sezonin e ardhshëm dhe ka shtuar interesimin për Paul Pogba dhe Aurelién Tchouameni.

Sipas asaj që shkruan e përditshmja parisiene, PSG do të tentojë të bindë Tchouameni me forcën e milionave, sepse përveç konkurrencës së fortë ( Real Madrid, Chelsea dhe Juventus), mesfushori ka shfaqur dëshirën për tu larguar nga Ligue 1, për të provuar një eksperiencë të re në një kampionat të huaj. Monaco e vlerëson kartonin e mesfushorit nga 80 deri në 100 milionë euro.

Për sa i përket Pogba, skenari duket më e lehtë. Mesfushorit, që i skadon kontrata me United në fund të sezonit, duket se i pëlqen një transferim në Paris sezonin e ardhshëm. / Oversport.tv

Foto: asmonaco.com