Hugo Ekitike është sulmuesi i ri që kanë zgjedhur drejtuesit e Paris Saint-Germain si dhuratë për trajnerin e ri Galtier.
Ekitike është larguar nga Reims për të nisur një aventurë të re me kampionët e Francës, që duke bërë këtë zgjedhje kanë braktisur pistën që të çonte te Gianluca Scamacca.
Është arritur marrëveshja mes klubeve dhe shumë shpejt Hugo Ekitike do të bëhet një lojtar i PSG-së. Reims do të përfitojë rreth 30 milionë euro, ndërsa lojtari do të firmosë një kontratë 5-vjeçare. / Oversport.tv
Foto: Stade de Reims Twitter