Publikohen datat e sezonit të ri, ja kur kthehet Serie A në Oversport dhe Tibo

Një ditë pas është mbyllur sezoni i rregullt i kampionatit italian (kujtojmë që të dielën e 11 qershorit do të luhet edhe finalja e mbijetesës mes Spezias dhe Veronës), Lega Serie A ka zyrtarizuar datat e sezonit të ardhshëm.

Edicioni i ri i kampionatit italian (sezoni 2023-2024) do të nisë të dielën e 20 gushtit (2023) dhe do të mbyllet të dielën e 26 majit të vitit 2024.

Më poshtë janë të gjitha datat më të rëndësishme të sezonit të ri të kampionatit italian, që do të transmetohet live dhe ekskluzivisht në Oversport dhe Tibo

20 gusht 2023- Nis sezoni i ri i Serie A

10 shtator 2023- Pushim i kampionatit, për shkak të ndeshjeve të kombëtareve

15 tetor 2023-  Pushim i kampionatit, për shkak të ndeshjeve të kombëtareve

19 nëntor 2023 –  Pushim i kampionatit, për shkak të ndeshjeve të kombëtareve

30 dhjetor 2023 – Luhet kampionati (pa skuadrat e impenjuara në Superkupën e Italisë)

6 janar 2024 – Luhet kampionati, ndeshjet e para për vitin 2024

26 maj 2024 – Mbyllet sezoni i Serie A