Publikohet kalendari i javës së 16-të, ja kur do të luhen sfidat e Abissnet Superiore

Është publikuar edhe kalendari i javës së 16-të të Abissnet Superiore që do të kulmojë me supersfidën Tirana-Vllaznia. Java do të nisë me ndeshjen Skenderbeu-Laçi që do të luhet të shtunën më 15 janar në orën 13:45.

Ndërkohë, po të shtunën në orën 16:45, Kukësi do të presë Dinamon në shtëpi. Ndërkohë që dita do të mbyllet në darkë me Tiranën që pret Vllazninë në një ndeshje që kërkon të konfirmojë veten edhe më shumë si kryesuese.

Sakaq, e diela vjen me dy sfida që do të luhen në të njëjtën orë. Në 13:45, Partizani do të përballet me Egnatian në ndeshjen ku do të debutojë trajneri i ri i të kuqve, Dritan Mehmeti. Në sfidën tjetër, Kastrioti pret në shtëpi kampionët në fuqi të Teutës. /oversport.tv