Publikohet trajektorja e Maratonës, Policia Bashkiake informon qytetarët

Policia Bashkiake e Tiranës ka publikur trajektoren e Maratonës së Tiranës 2021 dhe njofton qytetarët që të jenë bashkëpunues, pasi të dielën e 17 tetorit do të bllokohen rrugët ku do të vrapojnë garuesit.

Maratona e Tiranës 2021 do të transmetohet live dhe ekskluzivisht në Oversport dhe në platformën Tibo.

Ja edhe njoftimi i plotë i Policisë bashkiake:

🔴Njoftim i rëndësishëm❗️

Në prag të Fun Run, vrapimit 🏃‍♂️ që do të zhvillohet në Blv. Deshmorët e Kombit, në datën 16 Tetor me nxënësit e shkollave 9-vjeçare dhe të mesme 🏫, ora 08:00-12:00, si dhe aktivitetit me të madh sportiv dhe promovues të vitit, që është Maratona e Tiranës, e cila do të zhvillohet më datë 17 Tetor, ora 07:00-17:00, në zbatim të Urdhrit Nr. 39823 datë 13.10.2021, të Kryetarit të Bashkia Tiranë, si dhe Planit të Masave 📑të hartuar nga Policia Bashkiake Tiranë në bashkëpunim me Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, ju bëjmë me dije se, në të gjithë perimetrin e garës 📉, është vendosur sinjalistikë e përkohshme rrugore nga Bashkia Tiranë. Për sa më sipër, me qëllim sigurinë e garuesve, mbarëvajtjen e Maratonës dhe lehtësimin  e trafikut, ju lutemi qytetarëve të Tiranës:

📌Të përdorin sa më pak automjetet 🚘 për lëvizjet e tyre, si dhe t’u binden menjëherë shërbimeve policore, në devijimet eventuale të trafikut.

Të mos parkojnë, mjetet e tyre, në rrugët ku do të kalojnë vrapuesit.

📌Të lëvizin mjetet e parkuara në perimetër të garës, nëse i kanë parkuar disa ditë më parë, pasi në të kundërt, do të lëvizen me mjet ngritës, nga shërbimet policore.

📌Ata qytetarë, që do të duan të lëvizin me mjetin e tyre, që ndodhet në parkimet brënda perimetrit të garës, duhet ta lëvizin një ditë përpara, pasi në orën 07:00-17:00 të datës 17 Tetor, rrugët  do të bllokohen dhe nuk do të kenë  mundësi  të hyjnë-dalin në perimetrin e garës.

📌Këmbësorët 🚶🏻‍♂️, të bashkëpunojnë me shërbimet policore 👨‍✈️👮🏻‍♂️ dhe vullnetarët, për të kaluar rrugën në vendet e përcaktuara, pa u bërë pengesë për vrapuesit.

Ju faleminderit 🙏