Pulisic pranë lëvizjes te Milani, kuqezinjtë kërkojnë një tjetër sulmues

Lëvizja e radhës tek Milani në këtë merkato vere pritet të jetë Christian Pulisic. Sulmuesi i Chelsea ka dhënë aprovimin e tij për t’u transferuar tek kuqezinjtë dhe tashmë pritet të gjendet marrëveshja mes dy klubeve.

Afrimi i sulmuesit amerikan nuk pengon që Milani të transferojë të tjerë sulmues në ekip. Siç raporton “Sportmediaset”, objektivi tjetër i italianëve në merkato është Samuel Chukwueze.

Shuma që Villarreal kërkon për të lënë të lirë sulmuesin nigerian është 25 milionë euro. Megjithatë, Milani nuk është i bindur për të ofruar më shumë se 20 milionë euro për Chukwueze. /oversport.tv

Foto: Villarreal CF, Facebook