Arriti të rikthejë në elitën e futbollit shqiptar Skënderbeun dhe ka nisur në mënyrën më të mirë sezonin e ri në Superiore, duke koleksionuar 2 fitore në 2 javët e para të kampionatit.
Puna shumë e mirë e bërë nga trajneri Gvozdenovic vlerësohet nga klubi korçar, që ka rinovuar kontratën e kroatit edhe për 3 vite të tjera.
“Ivan Gvozdenovic edhe 3 vite bardhekuq! Trajneri ka rinovuar kontratën me klubin e Skënderbeut dhe do vijojë të jetë pjesë e jona dhe për një kohë të gjatë. I urojmë suksese trajnerit tonë!”, shkruhet në njoftimin e klubit. /Oversport.tv