Puna për Laçin e ri ka nisur, firmos kontratën e re trajneri Duro

Laçi, pas nënshkrimit të kontratave të reja me Rudolf Turkajn dhe Mario Dajsinanin, ka bërë një tjetër hap të rëndësishëm.

Drejtuesit e kurbinasve kanë nënshkruar një marrëveshje të re me trajnerin Shpëtim Duro, i cili u rikthye para pak javësh në krye të skuadrës.

Laçi i sezonit të ardhshëm do të nisë pikërisht nga Duro, i cili do të ketë mundësinë të ndërtojë skuadrën dhe të tentojë vitin tjetër, pse jo, titullin kampion. / oversport.tv