Pushime në Kolashin, Cindy Marina na prezanton partnerin ditën e Shën Valentinit

Shën Valentini është festuar në mënyra të ndryshme nga personazhet publikë në Shqipëri. Një prej të tyre edhe “pantera” e Oversport, Cindy Marina, e cila gjatë pushimeve të saj dimërore në Kolashin, na ka njohur edhe me partnerin e saj.

Bukuroshja ka vendosur të postojë në rrjetin e saj social, Instagram, disa fotografi në Story, ku shikohet me partnerin e saj në momente shumë të lumtura. Ai është Genar Topalli, një personazh i njohur edhe më parë nga mediat.

Ndërkohë që postimin Cindy Marina e shoqëroi edhe me shkrimin “Valentine” dhe një zemër. Bashkë me të, “pantera” ka ndarë me ndjekësit edhe disa nga momentet e saj të bukura në pushimet dimërore. /oversport.tv