Puyol: Me Guardiolën vitet më të mira të karrierës time

Kapiteni legjendar i Barcelonës, Carles Puyol është bërë nostalgjik në intervistën e tij të fundit. Ish-mbrojtësi katalanas, kujtoi El Clasicon më të bukur për të si dhe vitet kur është trajnuar nga Pep Guardiola.

“El Clasico që mbaj mend më shumë dhe me dëshirë të madhe është padyshim ndeshja ku mundëm Real Madridin në Bernabeu 6-2. Ajo ishte një ndeshje e pabesueshme. Unë shënova edhe një gol gjithashtu”.

Guardiola? “Me të në stol kam jetuar vitet më të mira të karrierës sime. Jam i lumtur për gjithçka që kemi fituar dhe për mënyrën se si kemi luajtur. Kam pasur një empati të mrekullueshme me Piqué, jemi kuptuar që nga dita e parë si në fushë, ashtu edhe jashtë saj. Ishte shumë e lehtë të luaje në mbrojtje me të”. /oversport.tv