Qershor “flakë” për Italinë, Mancini publikon listën e lojtarëve të grumbulluar

Një muaj shumë i ngjeshur e pret kombëtaren italiane të futbollit, që do të luajë 5 ndeshje për 15 ditë. Të mërkurën e 1 qershorit skuadra e Roberto Mancini do të përballet me Argjentinën në sfidën mes kampionëve të Europës dhe fituesve të Kupës së Amerikës.

Më pas do të luhen ndeshjet e Nations League, që fillojnë në 4 qershor dhe përfundojnë në 14 qershor, ku “axurrët” do të luajnë kundër Gjermanisë (2 herë), Hungarisë dhe Anglisë.

Mancini ka grumbulluar 39 lojtarë për këto sfida. Mungojnë të dëmtuarit Chiesa, Castrovilli, Toloi dhe Immobile, por rikthehen në kombëtare Spinazzola dhe Caprari. Pinamonti dhe Frattesi grumbullohen për herë të parë në skuadrën kombëtare. / Oversport.tv

Foto: Nazionale Italiana Twitter