Qetësohen te Roma, dëmtimi i Zaniolos nuk rezultoi aq i rëndë sa pritej

Dëmtimi i Zaniolos në fundin e ndeshjes kundër Spezias la përshtypjen se do ta mbante për pak kohë larg fushave. Ai u përplasë me Maggiore në fundin e takimit duke duke e lënë me frakturë.

Megjithatë, sulmuesi italian pësoi një frakturë në septumin e hundës, por asgjë nuk ka rezultuar aq e rëndë sa dukej. Sipas asaj që raporton Corriere dello Sport, mjeku nuk i ka ndaluar Zaniolos të stërvitet rregullisht me ekipin.

Në stërvitjen e sotme të zhvilluar me ekipin, ai vazhdonte të kishte një enjtje në sy, një plagë pranë vetullës dhe një frakturë të vogël në septumin e hundës. Megjithatë, Mourinho është i qetë pasi ai do të jetë i gatshëm për sfidën e radhës kundër Atalantës. /oversport.tv

Foto: AS Roma Facebook