Qetësohen tek Interi, kundër Napolit rikuperohen tre lojtarë

Kanë përfunduar ndeshjet e kombëtareve për këtë vit kalendarik, por ato lanë shumë dëmtime për klubet. Së fundmi Interi është një nga ekipet më të goditura nga dëmtimet pasi në orët e para të mëngjesit të sotëm, Lautaro Martinez dhe Alexis Sanchez iu shtuan listës së të dëmtuarve.

Megjithatë, sipas asaj që raportohet nga “La Gazzetta dello Sport”, Simone Inzaghi mund të marrë frymë lirisht. Përveç  De Vrij që është një mungesë e sigurt për sfidën ndaj Napolit, ndryshe paraqitet situata për lojtarët e tjerë.

Lautaro Martinez që u zëvendësua në pushimin midis pjesëve mendohet se nuk ka një dëmtim aq të rëndë sa u duk në fillim. E njëjta situatë paraqitet edhe për Dzekon dhe Bastonin që mund të jenë në fushë në sfidën kundër Napolit. Kështu i vetmi dyshim për Inzaghin mbetet Alexis Sanchez që ka më shumë të ngjarë të mungojë se të rikuperohet në kohë. /oversport.tv