Qetësohet Inzaghi, sulmuesi rikuperohet për sfidën ndaj Empolit

Joaquin Corres është rikuperuar dhe do të jetë i gatshëm për sfidën ndaj Empolit. Lajmi është konfirmuar nga vetë mesfushori që i është përgjigjur pozitivisht pyetjes për prezencën e tij në ndeshjen e ardhshme.

I pyetur nga tifozët në fushën stërvitore të Interit mbi mundësinë që ai të jetë pjesë e ekipit ndaj Empolit, Correa pohoi duke hedhur poshtë çdo dyshim. Ditë më parë, mediat italiane kishin thënë se argjentinasi nuk do të grumbullohej për këtë sfidë.

Megjithatë, lojtari që mbetet në dyshim për sfidën e radhës është Arturo Vidal. Shqetësimi që e mbajti jashtë fushës në ndeshjen kundër Juventus duke se ende nuk është larguar nga kilieni. Ai nuk po stërvitet me grupin, por mjekët e Interit do të shqyrtojnë situatën në vazhdim për të parë a do t’ia dalë të jetë i gatshëm ndaj Empolit apo jo. /oversport.tv