Qetësohet Simone Inzaghi, rikuperohen dy lojtarë për startin e sezonit

Lajme të mira për Interin në prag të sezonit të ri të Serie A. Simone Inzaghi ka rikuperuar dy lojtarë të rëndësishëm në prag të sfidës hapëse kundër Leçes, të cilën mund ta ndiqni live dhe ekskluzivisht në Oversport dhe Tibo.

Bëhet fjalë për mesfushorin kroat Marcelo Brozovic dhe mbrojtësin Stefan de Vrij. Të dy lojtarët janë stërvitur rregullisht me grupin dhe nuk kanë shfaqur më probleme fizike.

Megjithatë, Simone Inzaghi nuk dëshiron të rrezikojë që në sfidën e parë të sezonit dhe të paktën Marcelo Brozovic mund ta lejë në stol. Në vend të tij pritet të luajë talenti shqiptar Kristjan Asllani i cili duket se e ka bindur teknikun zikaltër me paraqitjet e tij. /oversport.tv