Qeveria australiane: Djokovic do të kthehet me avionin e parë nëse nuk justifikon lejen

Vazhdojnë pa pushim polemikat për lejen e veçantë që ka marrë Novak Djokovic (që vazhdon të mos tregojë nëse është vaksinuar apo jo) për të marrë pjesë në turneun Australian Open.

Ka qenë vetë kryeministri i Australisë që ka kërcënuar hapur tenistin serb se “do ta hipë në avionin e parë për në shtëpi”, nëse nuk justifikon lejen e marrë.

“Po presim sqarime dhe që të na japë prova që mbështesin vendimin e marrë. Nëse këto prova janë të pamjaftueshme, atëherë nuk do të trajtohet ndryshe nga të tjerët dhe do të kthehet në shtëpi me avionin e parë. Nuk ka rregulla të veçantë për Novak Djokovic”, ka deklaruar në një konferencë për shtyp, kryeministri Scott Morrison. / Oversport.tv