Qeveria australiane i bën dalje Djokovicit: Mund të largohet kur të dojë

Novak Djokovic nuk është i dënuar në Australi. Këtë fakt e sigurojnë autoritetet e vendit, duke hedhur poshtë pretendimet e njerëzve pranë tenistit serb.

Duke folur për këtë çështje për ABC, ministri i brendshëm Karen Andrews ka thënë: “Zoti Djokovic nuk është i dënuar në Australi, është i lirë që të largohet kur të dojë dhe policia kufitare do ta ndihmojë që ta bëjë këtë gjë nëse do”.

Kampionit serb iu anulua viza sapo mbërriti në Australi dhe për momentin qëndron në Park Hotel në Carlton (hotel që përdoret nga autoritetet australiane për të akomoduar emigrantët). Djokovic nuk mund të largohet nga hoteli, sipas ligjeve australiane për emigracionin. / Oversport.tv