Qeveria australiane merr vendimin, i heq sërish vizën Novak Djokovic

Vazhdon telenovela midis Novak Djokovic dhe shtetit Australian. Së fundmi ka qenë ministri i Emigracionit, Alex Hawke që ka bërë lëvizjen e radhës. Ai i ka anuluar vizën numrit një të botës për herën e dytë.

Lajmin e konfirmoi vetë Ministria nëpërmjet një komunikate zyrtare. Në të thuhej se vendimi i marë nga Hawke ishte në të mirë të interesit publik. Kështu tashmë mundësia që Djokovic të marrë pjesë në Australian Open është shumë e ulët.

“Sot ushtrova fuqinë time sipas nenit 133C (3) të Aktit të Migracionit për të anuluar vizën e mbajtur nga z. Novak Djokovic për arsye shëndetësore dhe të rregullta, mbi bazën se kjo ishte në interesin publik. Ky vendim pasoi urdhrat e Gjykatës Federale të Qarkut dhe Familjes të datës 10 janar 2022, e cila anuloi një vendim të mëparshëm anulues për arsye të drejtësisë procedurale.

Në marrjen e këtij vendimi, kam marrë parasysh me kujdes informacionin që më është dhënë nga Departamenti i Punëve të Brendshme, Forca Kufitare Australiane dhe Z. Djokovic. Qeveria Morrison është e vendosur fort për të mbrojtur kufijtë e Australisë, veçanërisht në lidhje me pandeminë COVID-19″, thuhej në deklaratë. /oversport.tv