Quartararo gabon, Bagnaia përfiton dhe niset i pari në Misano

Francesco Bagnaia siguron “Pole Position” në Çmimin e Madh të Italisë. Në një pistë të lagur, piloti i Ducatit arrin të sigurojë vendin e parë në provat zyrtare, i ndjekur nga shoku i skuadrës Miller. Nga  vendi i tretë do të niset italiani Marini. Një “tripletë” e Ducatit në provat zyrtare të Misanos.

Fabio Quartararo kryesuesi i renditjes së përgjithshme për pilotë do të niset nga vendi i 15-të dhe është i detyruar që të bëjë një përmbysje të madhe që të fitojë titullin që në këtë garë.

Francesco Bagnaia koleksionon “Pole Position” e katërt radhazi dhe mban gjallë shpresat për titull, ndonëse ka 52 pikë më pak se Quartararo, por fakti që do të ketë pas vetes 2 Ducati të tjerë e bëjnë që të shpresojë.

Nga rreshti i dytë do të nisen Pol Espargarò, Miguel Oliveira dhe Franco Morbidelli, ndërsa Rossi do të niset nga vendi i 23-të në garën e tij të fundit në Itali.

Gara zyrtare e Çmimit të madh të Italisë do të zhvillohet nesër në orën 14:00.