Qyteti i Rio de Janeiros kërkon të organizojë Botërorin e Klubeve 2021

Qyteti i Rio de Janeiros do të organizojë Botërorin e Klubeve 2021, pasi Japonia që duhet ta organizonte në dhjetor të këtij viti është tërhequr nga organizimi i këtij eventi.

Eduardo Paes, kryetari i bashkisë i qytetit brazilian ka shfaqur dëshirën për të organizuar këtë kompeticion: “Po punojmë për këtë. Është objektivi i Rios që të presë këtë kompeticion, meqë Japonia hoqi dorë”-ka deklaruar kryebashkiaku në rrjetet e tij sociale.

“Kemi kontaktuar FIFA-n. Nuk është e lehtë, sepse duket se ata kanë dëshirë që ta organizojnë këtë event në Azi”-ka thënë Eduardo Paes.

FIFA nuk ka vendosur akoma se ku do të zhvillohet Botërori i Klubeve, por nuk përjashtohet mundësia që kompeticioni të zhvendoset në vitin 2022. Në Rio u zhvillua ky event në vitin 2000, kur ishte skuadra e Corinthians ajo që fitoi. /Oversport.tv