Rabiot: Botërori mund të më ndihmojë, jam në vitin tim të fundit te Juventusi

E ardhmja e Adrien Rabiot duket larg Juventusit. Mesfushorit francez i skadon kontrata në fundin e këtij sezoni dhe Kupën e Botës e shikon si një mundësi të mirë për të nënshkruar një tjetër kontratë të nivelit të lartë.

“Botërori i vitit 2018 ishte një zhgënjim i madh për mua, kam punuar shumë për të qenë këtu. Nuk e marr si një hakmarrje, por si një mundësi për t’u shprehur.

Kam pasur mundësinë të isha titullar në një kompeticion të ngjashëm. Kjo Kupë Bote mund të më ndihmojë nga ana e kontratës. Jam në vitin e fundit me Juventusin.” /oversport.tv