Rabiot ia hedh, del negativ nga COVID-19 para derbit të Italisë

Adrien Rabiot, mesfushori i Juventusit, gjatë grumbullimit me Francën në Final 4 të Nations League doli pozitiv me COVID-19.

Ai u detyrua të izolohej dhe humbi disa ndeshje me bardhezinjtë, ndërsa së fundmi ka marrë lajmin e mirë që virusin e ka mposhtur.

“Adrien Rabiot ka kryer tamponin për COVID-19 dhe përgjigja e marrë është se ai është negativ. Për këtë arsye lojtari, tani i shëruar, nuk do të qëndrojë më i izoluar në shtëpi”, njofton Juventusi.

Tani mbetet në dorën e Allegrit nëse do ta grumbullojë për ndeshjen e së dielës kundër Interit në “San Siro”. / oversport.tv