Rabiot larg Juventusit, Chelsea qëndron në “pole position”

Largimi i Adrien Rabiot nga Juventusi sa po vjen e po bëhet më i sigurt. Së fundmi në garë për të është futur edhe kampioni në fuqi i Europës, Chelsea. Sipas Calciomercato.it, blutë e Londrës janë futur fuqishëm në garë dhe po konsiderohen si favoritë në garën për të marrë shërbimet e francezit.

Tunchel po mendon të largojë nga ekipi spanjollin Saul Niguez i cili nuk e ka bindur në asnjë moment teknikun gjerman. Kështu, për të zëvendësuar vendin e lirë nga mesfushori spanjoll, drejtuesit e Chelsea e shikojnë si ideal afrimin e Rabiot.

Pas francezit është edhe ekipi i Neëcastle, por “qymyrxhinjtë” nuk janë destinacioni i preferuar i Rabiot. Ai po kërkon një ekip që luan në Champions League dhe Chelsea duket si vendi ideal. Juventusi ndërkohë është i interesuar ta shesë atë me çfarëdolloj çmimi pasi francezi është transferuar me parametër zero te Zonja e Vjetër. /oversport.tv