Rachele Risaliti iu kthehet tifozëve: Turp të keni, nuk dini asgjë

Gaetano Castrovilli nuk është rikuperuar akoma nga dëmtimi dhe Fiorentina po e pret.

Një tifoz i skuadrës “vjollcë” ka komentuar një foto të mesfushorit të publikuar nga e shoqja Rachele Risaliti, duke bërë që zonja Castrovilli të shpërthejë:

“Avash, avash të fillojë edhe të luajë, nuk do të ishte keq”, thotë tifozi, ndërsa ajo përgjigjet: “Nëse avash, avash komenton edhe fotot e tjera, nuk do të ishte keq. Gaetano mezi pret që të kthehet në fushë, ju tifozët fals nuk e dini se çdo të thotë të rrish pushim një muaj, por mbi të gjitha nuk dini traumën që kaloi, prandaj turp të keni”.