Radu humb derbin e Romës, te Lazio ka balotazh Hysaj-Lazzari

Lazio ka në program një duel mjaft special të dielën, pasi përballet me Romën në një nga ndeshjet derbi më të zjarrta në Europë.

Ky duel do të vijë ekskluzivisht për Shqipërinë e Kosovë në Oversport, ndërkohë që trajneri Maurizio Sarri ka një dilemë në lidhje me formacionin.

Stefan Radu është dëmtuar në fillim të muajit dhe nuk do të jetë të dielën kundër Romës. Kështu duhet gjetur zgjidhja për krahun e majtë të mbrojtjes.

Sarri duhet të ndajë mendjen nëse do të luajë Hysaj apo Lazzari. Shkodrani ka qenë ai që është aktivizuar më shumë në atë pozicion. / oversport.tv