Radu i rikthehet gabimit me Bolognan: I ndodh kujtdo, askush nuk është perfekt

E ardhmja e Ionut Radu është gjithnjë e më larg Interit. Portieri rumun është gati të transferohet te Cremonese për të rifituar besimin në fushë dhe për të përjetuar një sezon si protagonist.

Gjatë një interviste për Sport Mediaset, portieri foli sërish për gabimin në sfidën ndaj Bolognas që ndikoi në luftën për titull për Interin. “Gjithmonë kam thënë se një gabim mund t’u ndodh të gjithëve, askush nuk është perfekt.

Ne punojmë për të bërë më mirë çdo ndeshje, pastaj ndonjëherë ndodh diçka. Ajo që kam thënë vazhdimisht është se si kalohen gabimet dhe si reagohet pas tyre”, u shpreh Radu. /oversport.tv

Foto: Inter, Facebook