Raheem Sterling e ka një çmim nga City, Dani Olmo plani B për janarin

Manchester City ka bërë publike shumën që kërkojnë për shitjen e Raheem Sterling. Deklaratat e Sterling ditë më parë kanë mbërritur në veshin e drejtuesve të “Qytetarëve”.

Ata menjëherë i kanë vënë çmimin sulmuesit të tyre, që e vlerësojnë me 80 milionë euro dhe në rast se ndonjë klub i afrohet m ofertën e bërë kësaj kërkese, atëherë do ta merrnin nën shqyrtim.

26-vjeçari tha më herët se nuk e përjashton një mundësi për të provuar një eksperiencë të re dhe se është i hapur për të mësuar gjuhë të reja, duke specifikuar spanjishten dhe frëngjishten.

Sterling aktualisht po vuan mungesën e hapësirës nga trajneri Pep Guardiola, i cili e ka aktivizuar atë në vetëm 4 ndeshje si titullar.

Deri më tani Barcelona është e vetmja skuadër e interesuar për të, nëse ai vendos të largohet në janar.

Thuhet se drejtuesit katalanas planifikojnë të shpenzojnë në merkaton e dimrit vetëm 50 milionë euro dhe në rast se nuk arrihet marrëveshja me Sterling, do synohet Dani Olmo nga Leipzig. / oversport.tv