Raiola i prish punë PSG-së, mban peng rinovimin me talentin holandez

Talenti më i përfolur në ambientin e PSG, Xavi Simons është kthyer në një shqetësim kohët e fundit. Pavarësisht performancave të shkëlqyer që holandezi ka zhvilluar me ekipet e moshave të Parisit, ai ende nuk ka vendosur për kontratën e tij të re.

Sipas asaj që raportohet nga mediat franceze, drejtuesit e PSG i kanë ofruar atij kontratën e re, por pa hasin vështirësi në përgjigjen e lojtarit. Ai bashkë me agjentin e tij Mino Raiola po kërkojnë garanci nga ekipi se talenti do të aktivizohet me ekipin e parë.

Kontrata e 18-vjeçarit skadon në fundin e këtij sezoni dhe PSG rrezikon ta humbasë atë me parametër zero. Si rrjedhojë, drejtuesit parizienë po përpiqen ta mbyllin sa më parë këtë çështje duke parë se ofertat nga klubet e tjera për Simons nuk janë të pakta. /oversport.tv