Raiola në Torino në nëntor, Pogba e Romagnoli emrat më intrigues

Juventusi dhe Mino Raiola do të organizojnë një takim në muajin nëntor dhe temat për të cilat do të flasin janë mjaft interesante.

Sipas gazetarit të SportItalia, Rudy Galetti, një nga temat është çështja e rinovimit me Federico Bernardeschi.

Pastaj më të nxehtat janë ato të transferimeve të Paul Pogba dhe Alessio Romagnoli, që dalin lojtarë të lirë respektivisht nga Manchester United dhe Milani. / oversport.tv