Vangjel Zguro do t’i mungojë Skënderbeut në ndeshjen me Partizanin në Korçë, pasi ditën e djeshme u ndëshkua me karton të kuq në sfidën ndaj Tiranës. Pogradecari mori të dytin e verdhë dhe mendon se nuk ishte i merituar.
Gjithsesi ai i kërkon falje të gjithëve për atë që ndodhi, pasi Skënderbeu deri në ato momente po barazonte 1-1 me Tiranën, që më pas shënoi tre gola dhe në fund triumfoi 4-2. Në rrjetet sociale Zguro shkruan:
“Dua t’i kërkoj falje në radhë të parë çunave të ekipit, tifozëve, stafit dhe presidentit, edhe pse mendoj se nuk isha për të dalë nga loja me kartonin e dytë të verdhe, pasi ishte ndërhyrja ime e parë dhe ndërhyrje normale.
Arbitri është ai që vendos dhe e mendoi të ma nxirrte kartonin. Gjithsesi janë gjëra që ndodhin në futboll. Është vetëm java e parë dhe ne jemi ekip që kemi cilësi dhe këtë gjë do e tregojmë në fushën e lojës në ndeshjet në vazhdim. Vazhdojmë me kokën lart, kampionati sapo ka filluar. Forca Skënderbeu”. / oversport.tv