Rakitic: PSG? Do të më pëlqente një aventurë në Paris

Është folur shumë herë në media se Ivan Rakitic është një nga objektivat e Paris Saint-Germain. Mesfushori i Sevilla ka folur vetë mbi këtë çështje në një intervistë për “BeIN Sports”: “Sot do të më pëlqente. Nëse do të kenë probleme në mesin e fushës, Nasser dhe Leonardo mund të më marrin në telefon menjëherë”, ka thënë me shaka kroati.

“Tani po flas seriozisht, nuk jam transferuar për arsye të ndryshme, por do të më pëlqente të luaja në Paris. PSG-ja për atë që po bën prej disa vitesh, meriton respekt të madh. I heq kapelën presidentit, Leonardos dhe trajnerit. Do të më kishte pëlqyer të shkoja, por në fund isha i lumtur që qëndrova te Barcelona”.

Dembélé si Neymar: “Ousmane ka cilësi që pak lojtarë i kanë. Mund të bëjë ndryshimin kur të rikthehet. Lutem që të mos dëmtohet më dhe që të gjejë ritmin e duhur.

E pamë sezonin e kaluar kur ishte në formën e tij më të mirë, Barcelona ishte një skuadër më e fortë. Është në nivelin e Neymar apo të lojtarëve të atij stili”, ka përfunduar Rakitic. / Oversport.tv